Ndahet nga jeta në moshën 47 vjeçare aktori i njohur

Alan O’Neill, njëri nga aktorët e serialit “Sons of Anarchy” ka ndërruar jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas policisë O’Neill është gjetur pa shenja jete në korridorin e apartamentit të tij nga e dashura e tij.

Aktori kishte probleme me zemër dhe konsumonte shumë duhanin. Ai gjithashtu kishte një histori te problemeve me alkool dhe droga.

O’Neill ishte 47 vjeçar.