Vdes aktori i famshëm, gjendet pa jetë në apartamentin e të dashurës

Ylli i 'Son of Anarchy', Alan O’Neill është gjetur i vdekur në banesën e të dashurës së tij.

Trupi i aktorit irlandez u zbulua të mërkurën në korridorin e apartamentit të saj.

Policia raporton se nuk ka dyshime për vrasje. Ndërsa raportohet se 47-vjeçari kishte probleme të zemrës si edhe konsumonte shumë alkool dhe duhan.

Ai ka nisur karrierën e tij si aktor në vitin 1997, por më së shumti është i njohur për rolin e tij si Hugh në ' Son of Anarchy'.

Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez Fair City, komedine Tim and Eric's Bedtime Stories, si edhe në serialin britanik Inspector George Gently.