Basha: Droga e kapur në Maminas u fut në Shqipëri me mbështetje qeveritare

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi nga studio e ‘Opinion’ se afera e kokainës që u kap në Maminas ishte e organizuar dhe kishte mbështetje qeveritare.

Sipas tij nuk mund të hyjë një sasi e tillë droge në vendin tonë pa mbështetje qeveritare.

‘Afera e kokainës së Maminasit është një aferë që krimi i organizuar në Shqipëri me mbështetje qeveritare ka arritur në një shkallë që është më e larta për trafikun e botës në botë. Të marrë dhe të porosisë nga Kolumbia drogën. Kjo nuk mund të kryhet në eksperiencën time si ministër i Brendshëm dhe në bisedat që kam pasur me homologët e mi dhe me autoritetet e Europilit dhe Interpolit, e në veçanti të kokainës që ka vlerë të madhe në treg, nuk ndodh kurrë që një ngarkesë e tillë e madhe të mbërrijë pa kaluar ngarkesa më të vogla që e kalojnë testin. tregon që rruga për kalimin e kokainës ishte e garantuar. Nuk mund të ndodhë kurë pa garancitë e nivelut më të lartë dhe ne ne e dimë se niveli më i lartë në Shqipëri nuk ndalon tek ministri i Brendshëm, sepse nuk ka ministër i Brendshëm me këllqe të tilla që të marë përsipër diçka të tillë pa implikimin e kryeministrit. Pra droga e Maminasit është njësoj si droga e Xibrakës e lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Për Xibrakën duhet të pyesni Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë me të cilin ka arritur paktin mafioz me Ramën. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejtë Olsi Ramën, i cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesorë dhe disa prej të arratisurve kryesorë të cështjes së Xibrakës’, tha Basha.