Përplasja në protestën e 26 Majit/ Basha: Ky ishte skenari i Edi Ramës, ja çfarë kërkoi tu shiste ndërkombëtarëve

Lulzim Basha ka komentuar në studion e ‘Opinion’ përplasjen mes qytetarëve dhe policisë në protestën e 26 majit.

Nasha tha se nuk kishte asnjë skenar dhune nga ana e opozitës, por kishte një skenar nga ana e Edi Ramës. Sipas tij Rama kërkonte që tu shiste ndërkombëtarëve lajmin që opozita pushton institucionet.

‘PD dhe unë jemi të vendosur ti qëndrojmë rrugës tonë politike, nuk do të përdorim kurrë dhunë n për të ardhur në pushte. Nëse populli vendos të përdorë dhunë është e drejtë e popullit. Populli është sovrani, ne nuk bëjmë thirrje për dhunë. Ne nuk patëm asnjë skenar dhune. Pati një skenar të Edi Ramës, i cili donte të provokonte hyrjen në ministrin ë e Brendshme. Rama pati si qëllim që të nxirrte lajmin që demokratët pushtojnë institucionet’, deklaroi Basha.