Takimi me Xhafajn/ Salianji: Ja si e lexoj unë ambasadorin Lu...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, komentoi deklaratat e ambasadorit amerikan në Tiranë pas takimit të tij me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Ambasadorin amerikan unë e lexoj kështu; pavarësisht hetimit të pavarur për çështjen-nuk e di nëse mund të hetojë vet Fatmir Xhafa, Fatmir Xhafajn dhe Agron Xhafajn. Së dyti, lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Nuk mund të jetë justifikim që unë jam nën akuzë dhe unë nuk po luftoj krimin e organizuar. Ndryshe dështojmë”, tha Salianji.

“Mazhoranca edhe moralisht, edhe në besimin tek qytetarët është thuajse e rrënuar. Mua më duket se trupat e sëmurë në tre ditët para vdekjes sikur kanë një përmirësim dhe duket një gëzim i madh. Edi Rama më duket i dobësuar me marifetet kam ekspertizë”, shtoi deputeti.