A do ti djegë opozita mandatet? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

I ftuar në studion e ‘Opinion’ kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se opozita dhe qytetarët do të vijojnë betejën deri në largimin e kësaj qeverie të inkriminuar.

I pyetur nga moderatori i emisionit nëse opozita do t’i djegë mandatet, Basha tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Fevziu: Është diskutuar edhe për djegien e mandateve. A do ti digjni mandatet

Ne kemi një sërë mashash që do të merren dhe mund të merren pasi të diskutohen. Ajo që them sot është se nuk ka pikë rëndësie se çfarë do të bëjmë.