'Vrasësi i vajzës mund të dalë nga burgu', letra e babai të gjyqtares drejtuar institucioneve

Vrasësi i Fildes Hafisit, Fadil Kasemi, rrezikon të lirohet nga burgu për shkaqe proceduriale. Të ndodhur përballë këtij fakti dhe ngërçit të sistemit gjyqësor, familjarët e gjyqtares së ndjerë kanë vendour ti drejtohet me një letër autoriteteve kryesore të vendit duke vënë në dijeni edhe ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së në vendin tonë.

Letra i është drejtuar kryetarit të gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe mban firmën e Bynjamin Hafizit, babait të gjyqtares së ndjerë. Z. Hafizi, sqaron nëpërmjet kësaj letre se gjyqi i vrasësit të gjyqtares po zvarritet dhe për këtë arsye ai kërkon veprimin sa më të shpejtë të gjykatës së Lartë, ku dosja ka ardhur për të përcaktuar kompetencën e gjykatave.

“Po ju drejtohem juve z Zaganjori si kryetar i gjykatës së lartë, ju lutem të merrni në konsideratë dhe me prioritet këtë kërkesë në mënyrë të tillë që kolegji penal i gjykatës së Lartë të shprehet brenda afatit 30 ditor lidhur me gjykatën kompetente që gjykimin e kësaj dosjeje”, shkruan Bynjamin Hafizi. 

Ai shton më tej se , shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë sa më parë në mënyrë që ky vrasës të dënohet siç e meriton pa u rrezikuar përfundimi i afateve të paraburgimit. Duke kujtuar sloganin drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar, babai i gjyqtares fildes hafizi shton më tej në letrën e tij: Po kërkojmë që drejtësia të vihet në vend të paktën kësaj rradhe. Jemi të lënduar dhe i vetmi ngushëllim do të ishte dhënia e drejtësisë dhe jo zvarritja e saj.