Agjenti e konfirmon: Ky lojtar pranë transferimit te Interi

Anësori i Sassuolos, Matteo Politano ka konfirmuar se ata janë duke “punuar” për një marrëveshje me Interin, pavarësisht se lojtarin po e kërkon Napoli, Milan dhe Roma.

 “Ne jemi duke punuar me Politanon që ta dërgojmë në Inter. Ata janë të interesuar”, tha agjenti i ti Davide Lippi për Sky Sport Italia.

Lippi ishte edhe sot në qendrën e kaltërzinjve për të diskutuar për rinovimin e kontratës së portierit Tommaso Berni.

Politano ishte thënë se do të transferohej në janar në Napoli, por nuk u arrit që letrat e tij të përfundojnë me kohë.

Çmimi i tij thuhet se është 25 milionë euro, por ai mund të rritet për skuadrat që janë jashtë Italisë.