‘JO’ seks në Botëror për lojtarët, por gruaja e portierit ka zgjidhjen ideale/ Ja si t’i shkarkoni energjitë e tepërta

Shumë prej kombëtareve pjesëmarrëse në kampionatin Botëror "Rusi 2018" do ta kenë të ndaluar të bëjnë seks gjatë turneut.

Vera Ribeiro, gruaja e portierit të Portugalisë, Rui Patrisios ka folur për këtë temë, madje me kompetencë pasi ajo është psikologe dhe seksologe.

Ajo këshillon lojtarët të kontrollojnë nivelin e ankthit dhe stresit dhe njëkohësisht të mbështeten në teknikat e masturbimit.

Riberio thekoi gjithashtu se mungesa e aktivitetit seksual nuk është aspak pozitive dhe gjatë kësaj periudhe lojtarët duhet të masturbohen.

‘Mungesa e aktivitet seksual nuk është aspak pozitive. Lojtarët nuk duhet të privohen nga seksi para ndeshjeve. Gjatë masturbimit lojtarët mund të marrin përfitime, gjumë më të mirë dhe pushim më të mirë. Në këtë mënyrë stresi dhe ankthi do të jetë i kontrolluar", ka deklaruar ajo.