Tjetër emër surprizë, ‘Marca’ zbulon favoritin për të marrë drejtimin e Realit

Antonio Conte është favorit për tu emëruar trajneri i ri i Real Madridit.

Lajmi është konfirmuar nga media pranë klubit madrilen “Marca”, e cila raporton se te stoli i Chelseas do të ulet Maurizio Sarri, shkruan SYRI.net.

Perez fillimisht kërkoi të nënshkruante me Mauricio Pochettino, por ai nënshkroi një kontratë të re me Tottenham Hotspur.

Sipas Marca, tashmë Conte është kandidati favorit për të marrë drejtimin e “Los Blancos”.