U bë e njohur nga sherret dhe skandalet, kjo është fituesja e Miss Universe Albania

Trejsi Sejdini është një emër i njohur në portalet rozë. Ajo është një vjazë 18 vjeçare nga qyteti i Elbasanit, emri i së cilës është lakuar shpesh për shkak të fotove provokuese dhe sherreve që ajo ka bërë nëpër clube dhe në qytetin e saj.

Trejsi njihet për makinat luksoze, fotot e nxehta, dhe daljet e shpeshta nëpër vende të shtrenjta.

Por mbrëmjen e djeshme, ajo ka marrë kurorën e Miss Universe Albania, dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në SHBA në kompeticionin ndërkombëtar të Miss Universe i cili transmetohet në FOX News.

Shoqëruesja e parë e Miss Universe u shpall Ajli Hoxhaj ndërsa shoqëruesja e dytë Irene Dama. Skenën e ndezën këngëtarët e njohur shqiptarë Aurela GAçe, Caydee LIapa, Çiljeta Xhilaga, Ylli Limani.