VIDEO/ E mbani mend Roxher Millën? Ishte 42 vjeç kur shënoi gol në Botëror

Kamerunasi Roxher Milla është futbollisti më i vjetër që ka marrë pjesë në një Botëror. Ndërkohë që në Botërorin “Italia 90” Milla ishte 38 vjeç, katër vite më vonë, në Botërorin amerikan, ai do të shënonte rekordin botëror kur luan dhe shënon edhe një gol ndaj Rusisë, ndërkohë që kishte mbushur 42 vjeç.

Milla është aktivizuar në disa skuadra në kampionatin francez të futbollit, por shkëlqimin e tij e arriti tek ekipi i Montpeliesë, ku shënoi 22 gola në 29 ndeshje, ende një legjendë e futbollit kamerunas.