FOTO/ Skandali Xhafaj, reagon Donald Lu

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka reaguar ditën e sotme në lidhje me skandalin Xhafaj, ku është i implikuar Agron dhe Fatmir Xhafaj.

Prej disa javësh opozita kërkon largimin e Xhafajt nga detyra e ministrit, pasi ka mbrojtur vëllain e tij nga ekstradimi drejt Italisë për të vuajtur dënimin me burg.

Reagimi i Donald Lu ka ardhur pas një takimi që pati me Fatmir Xhafajn rreth mesditës.

‘Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur.

Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani’, shkruan ambasadori Donald Lu në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.