U kthye nga Anglia dhe vrau nënën e babain, ja FOTO e djalit

Një i ri ka vrarë ditën e sotme nënën dhe babanë e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’ në Peshkopi ku Qemal Sela ka qëlluar dy prindërit e tij.

Sipas policisë, në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur një vrasje në familje.

Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij,: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.