Tragjedi në Dibër, i riu vret nënën dhe babanë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Dibër.

Një i ri ka qëlluar dhe vrarë babanë dhe nënën.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie që ka ndodhur në lagjen e ‘Llixhave’.

Mësohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Informacion paraprak

Në lagjen "Llixha", Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.