Kryemadhi: Batakçiu Edi Rama, kopje e shëmtuar e krimit të organizuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur në Facebook nga salla e parlamentit

“Jam live nga Parlamenti,shprehet ajo, në fakt kjo sallë është bërë shumë qësharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar”.

“Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar”.

"Megjithatë ajo çka dua të them vijoj Krymadhi, dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar”.

"Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër këtij sistemi uzurpator, i cili ka uzurpuar jetën e shqiptarëve", tha kryetarja e LSI.