Renditja e re e FIFA-s, ja çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe Kosovën pas miqësores

FIFA ka publikuar ranglistën e re pas ndeshjeve miqësore. Kosova është një ndër kombëtaret që ka pasur më shumë ngritje, duke rikuperuar 11 vende.

Por, ajo që ka zhgënjyer është Shqipëria, që dita ditës vazhdon të humbasë pozicione, sidomos që nga largimi i Gianni De Biasit.

Sipas FIFA-s, në ranglistën e re Shqipëria ka humbur dy vende, pas humbjeve nga Kosova e Ukraina. Nga vendi i 56-të, skuadra e Panuccit tani është e 58-ta.

Ndërsa Kosova me fitoren 3-0 ndaj kuqezinjve u ngjit në vend të 141-të.