260 mijë euro për kampionin e Shqipërisë, por kush do ta marrë shpërblimin e UEFA-s?

UEFA jep çdo edicion 260 mijë euro bonus për klubet kampione të çdo vendi në Europë që e nis nga turet kualifikuese.

Këtë shumë qeveria e futbollit e jep vetëm për ato klube kampione që nuk arrijnë të shkojnë në fazën e grupeve në Champions ose Ligën e Europës.

Mirëpo, duke qenë se Skënderbeu është dënuar nga UEFA dhe në Champions merr pjesë Kukësi, është një dilemë e madhe se çfarë do të bëhet me 260 mijë euro.

Në rast se CAS u jep të drejtë korçarëve, gjithçka është e qartë, pasi e përfitojnë ata këtë bonus.

Ajo që nuk dihet është nëse UEFA do ia japë këtë shumë Kukësit, që merr pjesë në vend të Skënderbeut.

Dy edicione më parë, kur në vend të Skënderbeut në Champions mori pjesë Partizani, UEFA bllokoi bonusin 260 mijë euro, duke mos ua dhënë as korçarëve dhe as të kuqve.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të veprojë UEFA, pasi të jepet edhe vendimi i CAS-it të Lozanës, që sipas të gjitha gjasave do mësohet brenda kësaj jave