Lista Serbe: I papranueshëm bashkimi doganor Kosovë-Shqipëri, kjo është 'Shqipëria e Madhe'

Kuvendi i Kosovës dje miratoi marrëveshjen për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. 67 deputetë votuan pro kësaj marrëveshje, një kundër ndërsa një tjetër abstenoi. Për Listën Serbe ky bashkim doganor është i papranueshëm. “Bashkimi doganor ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës bënë të qartë se po manifestohet ‘Politika e Madhe Shqiptare’. Kjo konfirmon nevojën për takim më të ngutshëm të përfaqësuesve të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç”, ka deklaruar kjo Listë, përcjell lajmi.net.

Lista Serbe ka theksuar se ky bashkim doganor është krejtësisht i papranueshëm për ta duke shtuar se ishte një produkt i ‘dhunës’ politike në Kuvendin e Kosovës.