Juventusit i kushton 12 milion euro portieri që do të zëvendësojë Buffonin

Juventusi gjen portier për të zëvendësuar të larguarin Gianlugi Buffon.

Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Genoan për Mattia Perin dhe tashmë 25-vjeçari nga Latina mund të konsiderohet në kuptimin e plotë të fjalës gardiani i ri i Juventusit.

Te bardhezinjtë, Perin, i cili është pjesë edhe kombëtares italiane, do të rivalizojë për një vend titullari me polakun Sczezny.

Kartoni i Perin i ka kushtuar Juventusit 12 milionë euro, ndërsa Genoa mund të përfitojë edhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Me kampionët e Italisë portieri i përfaqësues së kaltër do nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare.