VIDEO/ Sherri me armë zjarri, ja kush është i plagosuri. Emri

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me plagosjen e ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Xhelo Gerveshi nga Lararati, rreth të 50-tave, mësohet se është personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri orët e vona të kësaj pasditeje në Gjirokastër.

Ai është konfliktuar me një tjetër person brenda një pike bastesh sportive, që ndodhet rreth 400 metra larg Drejtorisë së Policisë. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe plagosjen në njërën këmbë në Dervishit. Ky i fundit mësohet se u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, është identifikuar edhe personi që shkrepi këmbëzën e armës ë zjarrti dhe është shpallur në kërkim policor.

Dyshohet se autori dhe i plagosuri kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre edhe në të kaluarën, për motive pronësie. Sipas dëshmitarëve, të dy ishin frekuentues të rregullt të pikës së basteve, ku sot ndodhi konflikti që degjeneroi në plagosje.