Noizy i nxjerr bojën Oriola Marashit, modelja i lutet mos t'ia publikojë videon

Reperi Noizy dhe modelja Oriola Marashi kalojnë shumë kohë bashkë duke u kujdesur që të jetë e mbushur plot ‘gallatë’.

Këtë herë Noizy ka ndarë një video në Insatatory ku duket dhe Oriola e cila i ka duart e zënë me dy gota uji.

Ndërkohë dëgjohet teksa i lutet Noizyt mos ta nxjerrë në video me flokët e shpupuritura. “Hej, mos më nxirrni me këto flokë”, - i lutet Oriola reperit. Noizy i ka nxjerrë në pah edhe dhëmbët e saj katarosh, një defekt i saj për të cilin shpesh është përfolur por rrallë herë është shoqëruar me pamje.

Gjatë videos Noizy i jep një shuplakë por në flokët e saj. Video është mbyllur me të qeshura pafund.