Pollo në Syri.net: Situata në Shqipëri është e rënduar, ja pse Rama e mori në mbrojtje Xhafajn

Deputeti demokrat Genc Pollo i ftuar në Syri.net, tha se në një vend normal, Ministri i Brendshëm do të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa Fatmir Xhafaj në Shqipëri jo vetëm që nuk e dha por u mor në mbrojtje nga kryeministri.

Sipas tij kjo sjellje politike e Ramës dhe Xhafajt, tregon se situata është më e rëndë edhe nga sa duket aktualisht

‘Me Saimir Tahirin nuk kam folur ndonjëherë. Me Fatmir Xhafajn jam ulur dhe kemi shkëmbyer mendime këto 15 vite. Nuk e kuptoj pse ai nuk ka dhënë dorëheqjen. Përderisa Fatmir Xhafaj nuk e dha dorëheqjen dhe Rama e mbrojti me kosto politike, mendoj se kosto janë shumë të trasha. Për vendi9n tim do të kishte qenë më mirë një dorëheqje’, tha Pollo.