Legjenda e Argjentinës dërgohet në spital, ndjen dhimbje në gju...

Legjenda argjentinase, Diego Maradona është dërguar me urgjencë në spital.

57 vjeçari thuhet se është shtruar në spitalin e qytetit kolumbian Cali pasi ndjen dhimbje në gjurin e majtë përpara angazhimeve të tij si analist në Kupën Botës në Rusi, shkruan tabloidi britanik “THE SUN”, raporton SYRI.net.

“Ne po bëjmë vlerësime dhe imazhe të nevojshme diagnostikuese, rezonancë dhe analiza laboratorike”, ka thënë doktor Ochoa për gjendjen e Maradonës.

Për më shumë se 4 muaj, Maradona ndjen dhimbje në gju dhe i frikësohet ndonjë operacioni të mundshëm.