Bosi i ‘Qatar Airways’ kërkon thellësisht falje për ç'tha kundër femrave

Bosi i “Qatar Airways” ka kërkuar thellësish falje për ndonjë fyerje që ka shkaktuar kur tha se një grua nuk do të mund ta bënte dot punën e tij. Akbar al-Baker ishte shprehur të martën se linja ajrore duhej të udhëhiqej nga një burrë “sepse ishte pozicion me shumë sfida”.

Megjithëse më vonë ai mbrojti rekordin e kapur nga “Qatar Airways" mbi diversitetin gjinor, nuk arriti t'i shuajë kritikat që po rriteshin.

Në një deklaratë të mërkurën, z. Al-Baker tha se “Qatar Airways" e mbështet plotësisht barazinë gjinore"  dhe se komentet për të një ditë më parë ishin bërë sensacion nga media...."pasi Qatar Airways ishte bërë e fuqishme prej punonjëseve të saj femra, për të cilat ai nuk kishte gjë tjetër për të thënë veç konsideratave më të larta”.

Situata u krijua pasi bosi i Qatar Airways u pyet gjatë një konference shtypi të martën për punësimin e femrave në linjat ajrore të Lindjes së Mesme dhe nëse punën e tij mund ta bënte një grua. Përgjigja e z. al Baker ishte: “Sigurisht që duhet të udhëhiqet nga një burrë, sepse është një pozicion me shumë sfida”/SYRI.NET