VIDEO/ Liberalizimi i vizave, ja çfarë thotë raportuesi për Kosoven në PE

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se e kupton që ka pritje të mëdha për heqjen e vizave pas ratifikimit te demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se nuk duhet fajësuar vetëm BE për vonesë të heqjes së vizave, pasi sipas tij, Kosovës këtë është dashur ta kryej këtë para dy viteve me Gjeorgjinë e Ukrainën.

Soltes ka thënë se personalisht është duke e bërë më të mirën për Kosovën dhe kjo do të vërtetë mjaftë qartë në raportin që do të publikohet.

“Ne nga Parlamenti Evropian jemi në favor të Kosovës për heqjen e vizave por kjo varet edhe nga raportet tjera që përgatiten. Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave”.

Lufta kundërkorrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reforma në sistemin gjyqësor dhe pavarësia e prokurorëve, sipas tij janë tema më rëndësi që janë diskutuar lidhur me liberalizmin e vizave.

Ai ka thënë se edhe transparenca në institucionet publike është një çështje e rëndësishme.

Këto deklarata ai i bëri gjatë një dalje mediatike në Prishtinë.