FOTO/ Në ‘pikë të hallit’, Edi Ramës i bie audienca e ERTV-së

Kryeministri Edi Rama që para nisjes së fushatës vitin e shkuar, lançoi hapjen e kanalit të tij televiziv në Facebook ‘ERTV’.

Që prej hapjes ERTV ka kapur nivele rekord ndjekësish në kohë reale.

Shifra më e lartë ka arritur në 6700 ndjekës në kohën kur Rama kërkonte timonin e famshëm nëpër Shqipëri.

Ndikimi i kanalit të Kryeministrit “zilepsi” edhe drejtuesit e emisioneve që më shumë ndiqeshin në ERTV sesa në televizionet përkatëse.

Por duket se audienca e Ramës nuk është në ditët më të mira. Paraditja e sotme e provoi këtë fakt.

Si asnjëherë më parë për më shumë se 30 minuta Kryeministri nuk e kaloi shifrën e 400 ndjekësve në ERTV Live.

Kryeministri njihet si një nga politikanët më aktivë në rrjetet sociale. Pak kohë më parë ai u përzgjodh në Top 10-shen e liderëve më aktivë në botë.

Siç duket “populli” virtual që ndjek Kryeministrin në Facebook është lodhur.

Presim cila do jetë “shpikja” e radhës për të rritur audiencën e Ramës në ERTV, që për hir të së vërtetës s’ka qenë kurrë kaq në ditë të hallit… /Faxweb