Singapori kufizon hapësirën ajrore gjatë samitit SHBA-Kore e Veriut

Hapësira ajrore e Singaporit do të kufizhet gjatë samitit të planifikuar SHBA-Kore e Veriut javën e ardshme, sipas një njoftimi të dërguar prej autoriteteve të aviacionit të mërkurën.

Qytet-shteti aziatik është caktuar të presë takimin historik midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump  dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un më 12 qershor dhe ndaj ka rritur sigurinë në të gjithë vendin.

Njoftimi i publikuar në websitin e Organizatës Botërore të Aviacionit Civil dhe Administratës së Aviacionit të SHBA-ve tha se hapësira ajrore e Singaporit do të  mbyllej përkohësisht në datat 11, 12 dhe 13 qershor.

Të gjithë avionët që mbërrijnë në aeroportin Changi të Singaporti do të ‘tu kurohet të ulin shpejtësinë dhe të kufizohen në pistë për shkak të ëprdorimit të sa për “arsye të sigurisë kombëtare” thuhet në njoftim./SYRI.NET