15 vite në kërkim, shqiptari prangoset kur po kalonte në Kosovë

Një shqiptar nga Kosova është prangosur në Kukës, pasi kërkohej nga Norvegjia ku ishte i dënuar me 10 vite për trafik droge.

I arrestuari me qëllim ekstradimin është Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.

Gjykata e Borgating, Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12 dhjetor 2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Kukësit.