Përmbytje në Francë dhe viktima

Një 37-vjeçar u mbyt brenda automjetit të tij mbushur me ujë në qytetin Piseux të Francës. Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë ka njoftuar shpalljen e alarmit “portokalli” në 16 rajone për shkak të stuhive dhe reshjeve ekstreme në pjesët qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Reshjet e mëdha kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete. Në Morlaix, një nga qytetet më të prekura në veri, punimet për boshatisjen e ujit nga banesat dhe dyqanet vazhduan gjatë të gjithë ditës, njofton TRT.

Autostrada të shumta në kryeqytetin e vendit, Paris dhe përreth janë bërë të papërdorshme për shkak të reshjeve, dhe që nga mëngjesi në këtë zonë ka pasur radhë kilometrash të gjata me makina.

Është njoftuar se sot dhe nesër në rajonin Eure, në veri të Parisit, pritet të ketë një stuhi të fuqishme dhe reshje intensive. Për këtë arsye në zonë është dhënë alarmi “portokalli” kundër rrezikut të përmbytjes së ujit.

Alarmi “portokalli” jepet si një nivel më i ulët nga alarmi “i kuq”, i cili është niveli i fatkeqësive natyrore.