Blendi Fevziu, shumë pranë ikjes nga Tv Klani: ‘Vendimi do dhembi shumë...!’

Blendi Fevziu është moderator i emisionit ‘Opinion’ prej 20 vitesh dhe emri i tij është lidhur ngushtësisht nga ekran ku ka prezantuar këtë emision.

Por javët e fundit gjithnjë e më shumë po flitet për largimin e tij drejt Top Channel. I ftuar në emisionin ‘Provokacia’,  Blendi ka sqaruar se nëse largohet ky vendim do të jetë më tepër emocional  se sa do të ketë të bëjë me pagën e tij.

Pjesë nga intervista në emisionin “Provokacija”:

Sigurisht vendimi që marr, nëse do e marr do dhembi shumë. Nuk është se do të thosha që më keni parë 21 vjet në emision dhe nuk do më shikoni më. Kjo ka të bëjë me lëvizjen. Është një gjë që ka ndodhur rëndomë në botën e futbollit. Është një moment kur ti merr një vendim, e keqja është se vendimi këtu shikohet si financiar, por mund të jetë edhe një vendim emocional.

Nuk kam vendosur akoma. Ta thashë që nuk kam vendosur se po të kisha vendosur nuk do e zgjasja. Jam duke parë edhe atë tundimin e forcës për të më mbajtur. Nëse vendimi ka një dorë emocionaliteti brenda, vendimi është edhe më i paqartë. Nëse do ishte një vendim racional do ishte shumë më e thjeshtë. Racionaliteti krijon qartësi.

Ke lënë të kuptohet se Tv Klan nuk është më ai që ka qenë....

Kjo është një fakt, jo unë mendoj që Tv Klan është në ditët më të mira, por media funksionon nëse e jep goditjen apo suksesin afatgjatë. Kam 21 vjet në ekran. Kam një karrierë gati 30 vjeçare gazetareske. Ulesh një ditë dhe shef një gjë që nuk shkon, e më pas shikon një gjë tjetër që nuk shkon, dhe nuk ndihesh rehat.

Televizioni është mendim dhe pastaj formë. Pjesa bazike është media. Ka disa kode që janë universale, 70 për qind ështe e hapur. Nëse flasim për një televizion si ai më standarti në botë.

Ke patur vendimmarje në Tv Klan?

Kam pasur por nuk jam marrë direkt se nuk kam patur edhe kohë fizike për këtë. Klani ka mbajtur peshën dominuese të zhvillimeve politike në 2007-08-09, por jo gjithmonë pesha e televizionit shkon paralel me këtë. Ne po krijojmë një raport midis vlerave dhe anti-vlerave, zakonisht po dominohemi nga anti-vlerat. Ajo që po të them është që sot ne vijmë në një moment që shikon njerëz pa kulturë, injorantë, që nuk i meritojnë 45 minuta në televizion. Ndërsa shikon intelektualë, rektorë, që dalin një herë në vit.