Vendimi i CAS-it, Skënderbeu: Ja kur pritet të merret vendimi

Klubi i Skënderbeut ka dalë sot pasdite me një komunikatë për shtyp, për t’iu përgjigjur interesimit të madh të tifozëve sa i përket çështjes kundër UEFA-s që ka shkuar në KAS të Lozanës.

Klubi ka shpjeguar edhe afatet ligjore të çështjes si dhe kur pret që të marrë përgjigje nga Lozana rreth kërkesës që ka bërë për pezullim të vendimit të UEFA-s.

Reagimi i plotë i Skenderbeut:

Duke ndjekur me vëmëndje interesin e treguar gjatë ditës së sotme në lidhje me një vendim të mundshëm nga CAS - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije se nuk ka ende një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga KF Skënderbeu.

- Ashtu si edhe ju kemi njoftuar paraprakisht, Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ ka paraqitur në CAS, kërkesën për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s dhe jemi në pritje të një vendimi i cili pritet të merret brënda kësaj javë.

- Duke marrë shkas nga paqartësitë e shfaqura, interesin e madh dhe pritshmeritë tuaja ju informojmë se nuk ka një datë ose orar të paracaktuar. Në momentin që klubi do të njihet me vendimin, do të bëhet publik për mediat dhe opinion publik.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt,
KF Skënderbeu