Shqipëria U-21 fitore spektakolare ndaj Bjellorusisë

Shqipëria fitoi me rezultatin 3-2 miqësoren ndaj Bjellorusisë e cila u zhvillua në “Elbasan Arena”.

Fillimisht ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, por më pas në fundin e pjesës së parë, Shefiti barazoi shifrat.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte vërtet një tjetër histori ku të besuarit e Alban Bushit reaguan duke shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Sahitit.

Në minutat e fundit ekipi i Bushit pësoi një tjetër gol por deri në fund rezultati qëndroi i pandryshueshëm.