Panucci e aktivizoi titullar, klubi nga Serie A kërkon Rey Manajn

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është në planet e skuadrës italiane të Parmës pas rikthimit në Serinë A. Grumbullimi nga trajneri Panuçi duket se i ka dhënë një dorë “bomberit” lushnjar për të gjetur një klub me perspektivë për të ardhmen.

“Gazetta dello Sport” bën me dije se skuadra italiane ka piketuar 3 futbollistë në pronësi të Interit, një ndër ta edhe shqiptari, ndërsa Santon dhe Pinamonti janë dy zikaltrit e tjerë. Manaj është pjesë e Granadës në Ligën e Dytë spanjolle dhe rikthimi në Itali është një opsion i mundshëm. Transferimi te Parma do ta rikthente sulmuesin në qendër të vëmendjes, pas disa sezoneve për t’u harruar./ panorama sport