FOTO/ Ish-bashkëshortja e Trump zgjedh Fadil Berishën për setin e saj fotografik

Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha ka realizuar një set fototgrafik për ish bahkëshorten e presidentit aktual të SHBA-ve , Donald Trump.

“Fotografi të bukura sot me mikeshën time prej kohësh, Ivana Trump” ka shkruar Berisha në foton e ndarë në profilin e tij në Instagram.

Ish bashkëshortja e Trump ka zgjedhur pikërisht fotografin e njohur me origjinë shqiptare për të realizuar këtë set fotografik sipas shënimit të të cilit kuptohet se kanë miqësi të vjetër.

Fadili është një prej fotografëve që ka realizuar sete të shumë emrave të njohur dhe me ndikim. Ivana është nëna e tre prej fëmijëve të Trump dhe ata qëndruan të martuar së bashku plot 15 vite.