Gazetari Ilir Kadia në Syri.net, ka një këshillë për Edi Ramën

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, gazetari i njohur Ilir Kadia, ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri.

Ai tha se e ardhmja në Shqipëri është pesimiste, duke thënë se Rama duhet të ketë parasysh që historia shqiptare nuk filloi në 2013-n.

‘Edi Rama nuk duhet të harrojë ato që bëri Berisha. Edi Rama nuk ka bërë asnjë rrugë. Këshilla e parë është të mos e bëjë zero të shkuarën e Shqipërisë. Nuk ka filluar në 2013-n historia e Shqipërisë.

Unë nuk jam optimist se Rama do ta ndryshojë për mirë Shqipërinë. Ai ka kaq vite në politikën shqiptare. Për mua ai është amortizuar si çdo udhëheqës me shpejtësi të madhe. Tani e mori edhe tepsinë për vete, nuk e di nëse do ta hajë të gjithë atë tepsi. Ai ka tendencën e luftës së klasave si diktatori Enver Hoxha, u shpreh Kadia.