Gazetari i njohur në Syri.net: Mediat janë të kapura në Shqipëri

Gazetari i njohur Ilir Kadia, i ftuar në studion e Syri.net, bëri një analizë të mediave në Shqipëri.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se nga çfarë lëngon media në Shqipëri, Kadia tha se fatkeqësisht mediat në Shqipëri janë të kapura.

‘Unë mendoj se media në Shqipëri për fat të keq po lëngon nga autoçensura, e cila është komplet e lidhur me kushtet që jetojnë gazetarët, me pasigurinë e tyre në punë apo me lidhjet e ndryshme politike. Vuajtja më e madhe është të bësh gazetari të guximshme pa u bërë pjesë e politikës. Por politikës i shërben një gazetari e censuruar. KU polici i bie gazetarit me shkop në kokë, dhe kur ti si gazetar e ke parë këtë ngjarje, dhe ti gjithë gaz bëhesh pjesë duke fyer dhe stigmatizuar gazetarin’, tha Kadia.