Barcelona gati të nënshkruajë me 'shokun e ngushtë' të Messi-t tek Argjentina

Sulmuesi i Boca Juniors, Cristian Pavon mund të jetë blerja e radhës e Barcelonas.

Sipas stacionit radiofonik argjentinas “Closs Contintental”, 22-vjeçari do të jetë pjesë e Kupës së Botës gjatë verës pasi është grumbulluar nga Jorge Sampaoli.

Vetëm disa ditë më parë, Sampaoli ka theksuar marrëdhënien e mirë brenda fushës që ka Pavon me yllin e Barcelona-s Leo Messi pas fitores 4-0 të Argjentinës ndaj Haitit.

Pavon ka luajtur vetëm 30 minutat e fundit por ka dhënë asisitin e golit të tretë të Messi-t. Kaluzola e tij e lirimit është vetëm 36 mln euro, asgjë në çmimet e tregut të sotëm.