Panucci i jep mend Realit, i sugjeron të marrë këtë trajner në vend të Zidane

Christian Panucci duket së për një çast ka harruar hallet e tij me Kombëtaren shqiptare dhe ka komentuar largimin e Zidane nga Reali.

Gjithashtu ai zgjedh Allegrin si trajnerin e përshtatshëm për të drejtuar kampionët e Europës.

Në një intervistë dhënë për “Marca”, trajneri i Kombëtares sonë i bën një skaner të shpejtë zhvillimeve të fundit.

“Madridi do të mbetet Madrid edhe pa Zidane në stol. Puna e tij ka qenë e jashtëzakonshme dhe më ka suprizuar. Duhet t’i respektojmë ata që zgjedhin të largohen në momentet e duhura. Allegri do të ishte zgjedhje e mirë për Realin, sepse di si të sillet me lojtarët. Ky nuk është vendim që më takon mua”, ka thënë Panucci.