Xherdan Shaqiri e çon Zvicrën në çerekfinalet e Botërorit

Nga Xherdan Shaqiri pritet shumë këtë Botëror. Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë kundër Brazilit, më 17 qershor.

Shaqiri do të luajë kundër idhujve të tij, që dikur i shikonte në televizor.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën kujton përballjen me “Selecao”-n 5 vite më parë.

“Ishte ndeshje e veçantë. Dani Alves shënoi në portën e tij, kur unë isha pas mbrojtësit. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq, që Alves do të mungojë, por është e qartë se Neymar do të jetë në fushë ndaj nesh”, tha Shaqiri.

“Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Nuk është vetëm Brazili, por janë edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”, tha futbollisti i përfaqësueses zvicerane.