Zyrtare/ Një trajner nga Sllovenia merr drejtimin e klubit të Superligës shqiptare

Pritej zyrtarizimi që erdhi me firmosjen e kontratës dhe u shoqërua me shtrëngim duarsh.

Milos Kostic është trajneri i ri i Luftëtarit. Slloveni 46-vjeçar hodhi firmën në marrëveshjen që e lidh për tre vjet me klubin në Gjirokastër, ndërsa më pas pozoi me presidentin e skuadrës, Grigor Tavo.

Kreu i bluzinjve ishte bindur prej kohësh për t’ia besuar Kostic projektin Luftëtari dhe ambiciet janë të mëdha. Mes kushteve të kontratës të firmosur ndërmjet palëve, skuadra ka si objektiv që të mos zbresë më poshtë se vendi i tretë, në të cilin e mbylli kampionatin në edicionin që përfundoi.