Si u dhunua në komisariat i riu pasi goditi me shkelma makinën e policit

Dhuna e policisë ndaj qytetarëve duket se nuk ka të sosur.

Pa vdekjes së dy personave, në Korçë e Shkodër, siç dyshohet nga dhuna e ushtruar nga efektivët e policisë një tjetër rast vjen nga qyteti liqenor, Pogradeci.

28-vjeçari, Ilir Bego denoncon efektivët e komisariatit të Pogradecit për dhunë fizikë.

'Më dhunuan gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në Komisariatin e Pogradecit.

Ju kërkova falje për veprimin, por policët më dhunuan. Më goditën tre herë me grusht në gjoks dhe në krah.

Më mbajtën në komisariat për 9 orë, më pas më liruan. Dëmin e makinës së policit e kompensoi babai menjëherë. Kam frikë të denoncoj policët.

Prokurori i Rrethit nuk pranoi të merrte denoncimin”, rrëfen 28-vjeçari.

Bego ka goditur me shkelma gomat e makinës private të efektivit të qarkullimit Bujar Xhyra dhe sipas tij, shkak për këtë reagim ka qenë një gjobë e marrë par dy vitesh.