Sandra Bullock emocionohet kur flet për adoptimin e fëmijëve

Sandra Bullock ishte aktore e suksesshme për shumë kohë, kur edhe mori rolin e madh – jashtë ekranit.

Në vitin 2010, aktorja u bë nënë për herë të parë.

Në një intervistë emocionale me Hoda Kotb në Today, Bullock tregoi se fëmijët ia ndryshuan jetën dhe se ajo e kuptoi se vendimi i saj për të krijuar një familje përmes adoptimit ka ndryshuar edhe jetën e të tjerëve.

Bullock është nënë e djalit Louis (8) dhe vajzës Laila (5) derisa kur ajo u pyet për prioritetet e saj në jetë, nuk u mendua as për një sekondë.

“Janë fëmijët e mi. Bëj gjithçka që ata të jenë mirë, të kenë suksese në shkollë, të kenë ato që duan. Dua të jem me ta në secilin moment të jetës së tyre. Është më e vështirë për mua kur i lë se sa për ta. Nuk largohem dhe nuk punoj shumë më. Prioritet për mua janë fëmijët, fëmijët, fëmijët. Familja ime, familja. Kaq”, ka thënë ajo.

Dhe kjo është e mjaftueshme për të. Në fakt, është më shumë se sa që ajo ka pritur.

Aktorja kishte momente kur mendonte se mundësia për të qenë nënë i ka kaluar dhe se ajo nuk do ta përjetojë një ndjenjë të tillë asnjëherë.

“Më pas, ndodhi uragani Katrina në New Orleans. E ndjeva se fëmija im ishte atje. Ishte shumë e çuditshme”, ka thënë ajo derisa sytë iu mbushën me lot.

Por ajo çka Bullock e kishte parandjenjë nuk ndodhi menjëherë, por pas tre ose katër vitesh.

“Kur e pashë Louis, e kuptova se ishte ai. U ndjeva sikur ai të kishte qenë gjithmonë aty. E ndjeva se ai e kishte vendin në krahët e mi. Ai më pa në sy – fëmiu im ishte shumë i mençur dhe i urtë. Gjëja më e mirë që më kanë thënë është se “fëmiu perfekt do të të gjejë, do ta gjesh fëmiun tënd”, ka vazhduar tutje aktorja e cila u përlot.

Lotët nuk mund t’i mbante as prezantuesja e Today, Hoda, e cila u bë gjtihashtu nënë e një vajze përmes adoptimit.

Në fakt, ajo u inspirua pikërisht nga historia e aktores, që inspiroi edhe shumë njerëz të tjerë se ka gjithmonë shpresë.

Ka gjithmonë arsye për shpresë. Ka qindra dhe mijëra fëmijë që janë gati që të jenë fëmijët tuaj. Ju jeni prindi i tij për tërë jetën në momentin që e pranoni dashurinë e atij fëmije”, ka thënë Bullock.

Por Louis nuk është fëmija i vetëm që mori zemrën e aktores. Ajo ka edhe një vajzë.

Bullock ka thënë se ajo tani është në vendin që gjithmonë duhej të ishte.

“Më pëlqen të jem nënë. Më në fund e kam kuptuar se kjo është ajo që supozohej të isha në jetë. Qëllimi im në jetë nuk është të jem aktore, por nënë”, ka përfunduar aktorja.