Vuçiç: Nëse fusim ushtrinë në Kosovë, hyjmë në konflikt me NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.

“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiçeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiçësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuçishme në botë”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heçë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”.

“Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje çë të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiç gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Vuçiç shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale serbe”.

“Deri tash kemi arritur të ruajmë paçen dhe çëndrueshmërinë, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse shqiptarët po bëhen gjithnjë e më nervozë”, tha Vuçiç.