VIDEO/ LSI: Drejtësia po përdoret si kamzhik nga mazhoranca!

LSI-ja ka dalë në përfundimin se drejtësia në Shqipëri është kapur nga mazhoranca dhe po përdoret si kamzhik prej saj.

Kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë shtypi para medias ku tha se “Grupi konstatoi se situata e Reformës në Drejtësi është shumë e rënduar dhe ka hyrë në qorrsokak. Drejtësia është kapur nga mazhoranca dhe po përdoret si kamzhik, veçanërisht kundër opozitës shqiptare.”