Kuriozitete nga Botërori/ Ja kush është lojtari më i gjatë dhe më i shkurtër i ‘Rusi 2018’

Nga data 14 qershor deri më 15 korrik në Rusi do të zhvillohet Kampionati Botëror i futbollit, shkruan Syri.net.

Ky do të jetë Botërori i 21-të, në të cilin marrin pjesë 32 skuadra të ndara në 8 grupe.

Pjesëmarrës në Botërorin rus janë 736 lojtarë, edhe pse një pjesë e tyre do të jenë sa për numër.

Sa për kuriozitet, lojtari më i gjatë i kompeticionit është portieri i Kroacisë, Lovre Kalinic. Ai luan në kampionatin bel me Gentin dhe është i gjatë 201 centimetra.

Pas tij renditen Jannik Vestergaard, mbrojtës i Danimarkës, i gjatë 2 metra, Federico Fazio, mbrojtës i Argjentinës, 199 cm, Courtois, portier i Belgjikës 199 cm, Robin Olsen, portier i Suedisë, 198 cm.

Përsa i përket lojtarit më të shkurtër, për koiçidencë janë  tre të tillë me të njëjtën gjatësi.

Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbi) janë nga 165 centimetra.