Protestuesi i burgosur pëson infarkt, revolta e Berishës: Krim shtetëror, terror me porosi nga Edvin Kristaq Urrejtja

Njeri prej protetsuesve kuksianë të arrestuar për revoltën në Rrugën e Kombit ka pësuar infarkt në burg, një arsye kjo për të cilën atij i është dhënë liria nga gjykata. Është dashur veç ky paralajmërim i rëndë dhe kërcënim për jetën e Florian Onuzit që familja e tij ta shihte atë sërish në shtëpi, paçka se opozita po protetson prej muajsh për lirimin e protestuesve të arrestuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ngritur zërin për këtë fakt duke deklaruar sot se “infarkti i miokardit në burg i Florian Onuzit të pafajshëm është një krim i shëmtuar shtetëror!”

“Të dashur miq, - shkruan Berisha në Fb, -  mediat njoftojne se Florian Onuzi, vjeç 35, nga fshati Nange i Kukësit ka pësuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte të Edvin Kristaq Urrejtjes.

Ky krim i shëmtuar shtetëror është mbajtur i fshehtë nga autoret e tij, çka provon edhe një herë qartë se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht të pafajshëm, është shkaku direkt i atakut në zemër.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit shërim të plotë dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë të krrejmë një minutë e më parë nga pushteti, kalbësirën e Edvin Kristaq Urrejtjes! "