Shia LaBeouf nuk njihet në xhirimet e filmit të ri

Shia LaBeouf nuk njihet në xhirimet e filmit të tij më të ri.

Aktori i “Transformers” është aktualisht duke xhiruar për filmin “Honey Boy” në të cilin ai portretizon një karakter që bazohet në figurën e babait të tij.

Në fotografitë e mëposhtme, LaBeouf duket krejt ndryshe – tullac në pjesën e përparme të flokëve, me cigare në gojë dhe me syze shumë të mëdha

Filmi me regji nga Alma Har’el ka të bëjë me jetën e LaBeouf si fëmijë (që luhet nga Lucas Hedges) i cili përpiqet ta përmirësojë lidhjen e tij me babain që është abuzues i ligjit dhe i varur nga alkooli.

Babai i vërtetë i LaBeouf, Jeffrey LaBeouf (në fotografinë më poshtë shihet me Shia në vitin 2010) thuhet se ka një të kaluar kriminale.

Aktori njihet për ndryshimet e tij drastike për rolet filmike – ai u bë me mustaqe për rolin si ushtar i Luftës së Dytë Botërore në filmin “Fury” ndërsa rriti flokët për rolin e tij si shitës i revistave në “American Honey”.