Allegri i përgjigjet ofertës së Realit të Madridit

Massimiliano Allegri ka vendosur të mbetet te Juventusi, duke refuzuar ofertën nga Real Madridi.

Teknikut të bardhezinjve nuk i intereson aventura spanjolle, pasi ndihet mirë në Torino.

Reali e kishte kontaktuar për ta kërkuar si zëvendësues të të dorëhequrit Zinedine Zidane, por trajneri livornez i ka kthyer tashmë një përgjigje: Jo, faleminderit!

Mediat spanjolle e rendisin ende si pretendentin kryesor për Realin, por miqve të tij, ai iu është rrëfyer se dëshiron të punojë edhe më tej me bardhezinjtë.