Bayern Munchen i bën ofertë mbrojtësit të Barcelonës

Bayern Munchen është duke menduar të bëjë ofertë në vlerë 17 milionë euro për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Lucas Digne.

Kampion i Bundesligës planifikon të shesë mbrojtësin spanjoll Juan Bernat këtë verë, pasi ai ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij, prandaj edhe është në kërkim të një zëvendësuesi për të.

Digne, i cili është paraqitur vetëm tetë herë si titullar në ekipin e Barçës sezonin që lamë pas, është po ashtu në fokusin e Interit dhe Juventusit.